Çfarë është një vizitë okulistike ?
Vizita okulistike është një ekzaminim i detajuar diagnostikues i aparatit okular për vlerësimin e pamjes dhe shkaqet e mundshme të dëmtimit të saj.

Etapat e ekzaminimit
Anamnesa
Ankesat – Historiku i sëmundjes – Sëmundjet sistemike.
Vizusi
Tabela Snell / LongMar – Vlerësim i pamjes larg dhe afër.
Vlerësim dixhital pamjes
Autoref/ Korigjim përmes lenteve – Phoropter.
Vlerësim i refleksit pupilar
Reagim i pupilës ndaj ekpozimit të dritës.
Lëvizshmëria okulomotore
Testim i nervave kranialë/kokës.
Matje e tensionit okular
Tonometer aplanacioni/ Goldman ose pneumatic.
Fundos okuli
Ekzaminim i papilës së nervit optik, retinës periferike dhe asaj qendrore me fundus biomikroskop, me kontakt dhe jo-kontakt lens si dhe oftalmoskop indirekt.

Vizitat periodike
Menjëherë pas lindjes
Vlerësohen patologjitë kongenitale (të lindura) okulare, glaukoma, katarakta, shtermbërimet etj.
6 mujorin e parë të lindjes
Vlerësohet ezotropia, ekzotropia.
Në moshën 2-3 vjeç
Vlerësohen anomalitë e refreaksionit, ezotropia akomodative, ekzotropia (shtrembërimi i lidhur me numrin e syzeve) dhe ambliopia.
Në moshën 6-7 vjeç
Fillimi i shkollës. Vizitë e detyrueshme
Në moshën 7-18 vjeç – çdo vit
Vlerësohet miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe keratokonusi
Pas moshës 40 vjeç – çdo 5 vite
Vlerësohet presbiopia. (Lind nevoja e mbajtjes së syzeve për afër). Vlerësohet gjithashtu glaukoma dhe fillimi i sëmundjeve sistemike: hipertensioni, diabeti melitus, hiperkolesterolemia, sëmundjet reumatizmale etj.
Pas moshës 60 vjeç – çdo 1/2 vite
Vlerësim i kataraktës, sëmundjeve retinale të moshës -ARMD, HTA, DM etj

Vizitat urgjente
Ulja e menjëhershme e pamjes
Shkolitja retinale
Hemoragjia vitroretinale
Okluzione venoze/CRVO
Okluzione arteriale/CRAO
Traumat e hapura
Zbrazje bulbi, endoftalmit, trup i huaj intrabulbar
Traumat e mbyllura
Luksacion i kristalinit, rrupturë sklerale, koridale, kontusio retinale, hifema, hemoftalmus, glaukoma sekondare në krizë etj
